Inspektorati i Qytetit të Shkupit, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Inspektoratin e Komunës Qendër, zhvilloi një aksion të koordinuar në disa lokacione të kryeqytetit.
U larguan shitësit ilegalë të rrugës pranë Qendrës Klinike, Tregut të Gjelbër dhe Bunjakovecit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se kontrollet synojnë rendin komunal dhe mbrojtjen e hapësirave publike, dhe do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
Burimi: Alsat.mk



