Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Bërvenicës mbahet sot, më 1 nëntor 2026. Një ditë më parë votuan personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe personat në institucionet ndëshkuese-korrektuese.
Nga 107 persona të sëmurë ose të pafuqishëm me të drejtë vote, votuan 104, ndërsa nga 9 persona të regjistruar në institucionet ndëshkuese-korrektuese votuan 8, sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Sipas komisionit, votimi u zhvillua pa probleme dhe të gjithë votuesve iu mundësua realizimi i lirë dhe i papenguar i të drejtës së votës.
Burimi: MakPress



