Një 31-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për vrasje, u arrestua në pikën kufitare të Morinës në Kukës teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Urdhërkërkimi ishte lëshuar më 27 tetor 2026 nga Zyra e Prokurorisë Publike në Shkup.
I arrestuari pritet të ekstradohet drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të përballet me akuzën për vrasje. Arrestimi u bë gjatë kontrolleve rutinë në kufi.
Burimi: Top Channel



