Kryeministri Edi Rama njoftoi nisjen e konsultimeve me prindër, mësues dhe shkolla për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale. Në diskutim është nëse kufiri i moshës duhet të jetë 16 apo 18 vjeç, në mënyrë që të miturit të mos kenë llogari individuale në këto platforma.
Deklarata u bë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Rama njoftoi gjithashtu se nga viti i ardhshëm shkollor fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00, me buxhet të dedikuar për këtë masë.
Burimi: OraNews



