Një 53-vjeçar nga Bullgaria ka denoncuar se është sulmuar fizikisht mbrëmjen e së premtes në zonën e komunës së Aerodromit në Shkup. Sipas denoncimit të bërë në policinë e Shkupit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:23, kur një person e ka rrëzuar në tokë dhe i ka marrë telefonin celular.
Policia ka njoftuar se po merren masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit. Ngjarja është raportuar në orën 23:45 të së premtes.
Burimi: Centar.mk



