ALTA Banka në Maqedoninë e Veriut ka siguruar klientët se depozitat e tyre janë të sigurta dhe se puna e bankës vazhdon normalisht, pas vendimit të Bankës Popullore të Serbisë për t’ia hequr licencën ALTA Bankës në Serbi.

Në një reagim zyrtar, banka me seli në Manastir theksoi se është person juridik i pavarur, nën mbikëqyrjen e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, dhe nuk është prekur nga zhvillimet në Serbi. Të gjitha degët dhe bankomatet funksionojnë normalisht, ndërsa klientët kanë qasje të papenguar në depozitat e tyre.

Banka shtoi se është likuide dhe se depozitat e personave fizikë janë të siguruara përmes Fondit për Sigurimin e Depozitave, sipas ligjit.

Burimi: TV21