Gjykata caktoi masa kujdesi për nëntë të dyshuarit në rastin e njohur si “Sante Plus”, që lidhet me operacione të dyshimta të syve në një spital privat. Atyre do t’u konfiskohen përkohësisht dokumentet e udhëtimit dhe do të kenë detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë.

Dëmi ndaj Fondit për Sigurim Shëndetësor vlerësohet në 104,8 milionë denarë, rreth 1,7 milionë euro. Rasti pasoi aksionin policor të 29 tetorit në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, gjatë të cilit u arrestuan tetë persona.

Propozimi i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u pranua nga gjykata. Hetimet për skemën e dyshuar të keqpërdorimit të fondeve publike përmes operacioneve të syve vijojnë.

Burimi: Portalb.mk