Një shofer nga Shkupi është gjobitur pasi voziti veturën në shtegun e biçikletave në rrugën “Butelska”, drejt rrethrrotullimit në kryqëzimin me bulevardin “Bosnja dhe Hercegovina”. Rasti u bë i njohur përmes një videoje të publikuar në TikTok, ku shihej një veturë “Suzuki” me targa të Shkupit duke lëvizur në shtegun e destinuar për biçikleta.

Sektori për siguri në trafik i Shkupit e identifikoi shoferin si N.K. (46) nga Shkupi, i cili u thirr në bisedë zyrtare dhe u gjobit për kundërvajtje rrugore, përkatësisht për vozitje në sipërfaqe të papërshtatshme për trafik.

Ministria e Punëve të Brendshme u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të mos rrezikojnë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Burimi: Alsat