Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para me grip në Shqipëri, ku po qarkullon virusi i tipit A(H1N1), paralelisht me COVID-19, ndërsa situata epidemiologjike ka nisur të rëndohet.

Sipas të dhënave, në ISHP raportohen afro 11 mijë raste të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme çdo javë. Interesi i qytetarëve për vaksinën e gripit është rritur, pasi është tërhequr mbi 51 për qind e 280 mijë dozave të siguruara për këtë sezon.

Edhe në Evropë gripi dhe COVID-19 po bashkëqarkullojnë, ndërsa autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve, sidomos grupeve në rrezik, të vaksinohen dhe të kujdesen për masat mbrojtëse gjatë sezonit të virozave.

Burimi: Report TV