Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilija Srdanoviqin, bartës i Listës Studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, dhe e ka përgëzuar për rezultatin zgjedhor.

Siç bëri të ditur vetë Mickoski, gjatë bisedës ai i përcolli Srdanoviqit urimet për fitoren dhe i uroi sukses në periudhën që vjen.

Kryeministri shprehu bindjen se marrëdhëniet e mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja shteteve. Detaje të tjera nga biseda nuk u bënë të ditura.

Burimi: Zhurnal.mk