250 kandidatë për ushtar e detar aktiv, mes tyre 28 vajza, nisin sot Stërvitjen Individuale Bazë, duke hedhur hapin e parë drejt karrierës ushtarake në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u zhvillua në Garnizonin “Skënderbej” në Tiranë, ku mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Nufi vlerësoi vendimin e të rinjve për t’iu bashkuar Forcave të Armatosura, duke theksuar se shërbimi ndaj atdheut kërkon kurajë dhe përkushtim. Stërvitja do të zhvillohet nga 26 tetori 2026 deri më 8 janar 2027 në qendrat stërvitore në Poshnje të Beratit, Vau i Dejës dhe Zall Herr, ku ndodhet Regjimenti i Operacioneve Speciale.
Burimi: Zhurnal



