Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm të verdhë në Maqedoninë e Veriut për shkak të erërave të forta, të cilat në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit pritet të kalojnë 50 kilometra në orë. Era e fortë veriore pritet të vazhdojë edhe nesër.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu, me temperatura nga 14 deri në 20 gradë, ndërsa në Shkup pritet deri në 16 gradë. Autoritetet këshillojnë kujdes gjatë udhëtimeve dhe aktiviteteve në natyrë, si dhe sigurimin e sendeve të palidhura mirë në ballkone e terasa.

Burimi: Zhurnal