Një 30-vjeçar me inicialet V. D., banues në Lushnjë, u arrestua në flagrancë pranë Konispolit, në operacionin e koduar “Tranzit”. Ai transportonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia dhe synonin Italinë.
Dyshohet se ai merrte 2.500 euro për person për transportin. Emigrantët u proceduan penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, furgoni u sekuestrua si provë materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë. Operacioni u krye nga Policia Kufitare e Sarandës.
Burimi: OraNews



