Operatori i tretë celular në Maqedoninë e Veriut, 4iG, do të fillojë mbulimin e Shkupit duke përdorur rrjetin satelitor Starlink. Lajmi u njoftua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, në një postim në Facebook.

Sipas Nikoloskit, çmimet pritet të jenë shumë më të lira se ato të dy operatorëve ekzistues. Sipas koncesionit, operatori duhej të mbulonte të paktën një qytet deri në mars dhe të jetë funksional në gjithë vendin deri në fund të vitit, dhe qyteti i zgjedhur për nisjen është Shkupi.

Burimi: Republika