Trafiku i automjeteve në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë është rritur ndjeshëm, duke shkaktuar pritje të gjata dhe radhë që shtrihen me kilometra, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

Situata më e rëndë është në Jarinjë, ku drejtuesit që dalin nga Kosova presin deri në katër orë, ndërsa radha shtrihet në 3,5 kilometra. Edhe në hyrje pritjet arrijnë deri në tre orë.

Vështirësi ka edhe në Merdarë, ku dalja zgjat 90 deri në 120 minuta me radhë prej 3 kilometrash, ndërsa hyrja 30 deri në 40 minuta. Radhët e së dielës lidhen me zgjedhjet në Serbi, për të cilat udhëtuan për të votuar pjesëtarë të komunitetit serb nga Kosova. Në pikat me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi trafiku zhvillohet normalisht, me pritje 3 deri në 5 minuta.

Burimi: Albeu — Up to four hours of waiting at the Kosovo-Serbia border, with queues stretching for kilometers