Presidentja e Kosovës ka dekretuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare me Bashkimin Evropian për Programin Shumëvjeçar IPA 2026–2027. Ligji u dekretua më 20 tetor, pasi Kuvendi e miratoi më 5 tetor, dhe u publikua në Gazetën Zyrtare.
Përmes kësaj marrëveshjeje Kosova pritet të përfitojë 258 milionë euro për reforma, qeverisje dhe përafrim me standardet e BE-së.
Burimi: Veritasinfo



