Në pikën kufitare të Tabanocit, Drejtoria e Doganave zbuloi 200.000 euro të padeklaruara te një shtetas hungarez që po përpiqej t’i fuste ilegalisht në Maqedoninë e Veriut. Paratë ishin fshehur në çanta mes sediljeve, në një çantë shpine dhe në një valixhe.

Pasagjerit iu kthyen 10.000 euro sipas Ligjit për operacionet valutore, ndërsa 190.000 euro u mbajtën nga dogana dhe ndaj tij u paraqit kallëzim për kundërvajtje.

Burimi: Zhurnal