Me mbylljen e tarracave verore, pirja e duhanit vazhdon brenda lokaleve, sepse ligji i ri për mbrojtje nga duhani ka ngecur prej muajsh në Kuvend, edhe pse hyrja e tij në fuqi ishte paralajmëruar nga 1 marsi.

Propozimi, që ka arritur në lexim të dytë në Komisionin për shëndetësi, parashikon ndalim të plotë në hapësira të mbyllura, në stacione autobusësh e hekurudhash dhe në automjete me fëmijë, si dhe tarraca të veçanta të hapura nga të paktën dy anë, me afat përshtatjeje një vit.

Burimi: Alsat