Mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:00, një veturë e Policisë u aksidentua gjatë ndjekjes së disa personave të dyshuar në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Sipas raportimeve, dy policë mbetën të lënduar lehtë pasi vetura goditi një shtyllë të energjisë elektrike. Disa kilometra më tutje u gjet edhe vetura e të dyshuarve, gjithashtu e dëmtuar, por të dyshuarit ishin arratisur.

Burimi: Gazeta Express