Shqipëria dhe disa vende evropiane kaluan këtë të diel, 25 tetor, në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat u kthyen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02:00.

Ndryshimi u jep qytetarëve një orë më shumë gjumë, por sjell më pak orë me dritë natyrale gjatë pasdites. Për disa, ky ndryshim nuk sjell shqetësime, ndërsa për të tjerë mund të ndikojë në rutinën e gjumit dhe organizimin e përditshëm. Kalimi nga ora verore në atë dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore bëhet të dielën e fundit të marsit.

Burimi: Top Channel