Prej një jave, prindërit e nxënësve të shkollës fillore në fshatin Frëngovë të Strugës nuk i dërgojnë fëmijët në mësim. Shkak është bërë vendimi për të bashkuar në një klasë të kombinuar nxënësit e klasës së parë me ata të klasës së tretë, gjithsej dhjetë fëmijë, pasi një mësues doli në pension.
Prindërit thonë se nuk pranojnë që fëmijët e tyre të mësojnë në klasë të kombinuar dhe kërkojnë që vendimi të rishikohet. Sipas tyre, mësuesja nuk mund t’u përkushtohet njësoj dy klasave të ndryshme, sidomos kur nxënësit e klasës së parë sapo po mësojnë shkronjat. Ata i kanë kërkuar drejtorisë dhe Ministrisë një kopje të vendimit dhe paralajmërojnë se bojkoti do të vazhdojë derisa të gjendet një zgjidhje.
Burimi: Alsat



