Brezi i juristëve të diplomuar në vitin 1991, që studionin në periudhën 1987–1991, u mblodh së bashku për të diskutuar rrugëtimin e tyre 35-vjeçar në post-demokraci dhe për t’u çmallur me njëri-tjetrin.
Sot ata janë juristë me qëndrime të ndryshme publike: mes tyre Kreshnik Spahiu, Dashnor Sula, Artan Hajdari, Alfred Balla, Aida Hajnaj e të tjerë, disa në karrierë publike e disa akademike. Shumë të tjerë kanë zgjedhur largimin nga Shqipëria, por një pjesë gjeti kohën për t’u takuar.
Takimi u përshkrua si ribashkim i një brezi profesionistësh që e mbyllën diplomimin në një vit shumë të vështirë për vendin.
Burimi: Newsbomb.al



