Industria përpunuese në Kosovë po rritet, por me ndikim të vogël në punësim, ndërsa importet po rriten shumë më shpejt se prodhimi. Në gusht, qarkullimi i këtij sektori u rrit me 4,25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa industria nxjerrëse shënoi rritje edhe më të lartë.

Ekonomistët paralajmërojnë se prodhuesit vendorë përballen me kufizime strukturore dhe konkurrencë jo të barabartë nga prodhues me kosto më të ulëta. Kryetari i Odës Ekonomike shton se dalja në tregun e lirë të energjisë i ka rritur kostot operative bizneseve dhe kërkon një paketë masash mbështetëse nga Qeveria.

Burimi: KOHA.net