Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, që mbahen të dielën më 25 tetor, do të monitorohen nga 16.271 vëzhgues nga 26 organizata vendore dhe 57 organizata të huaja, njoftoi kryetari i Komisionit Republikan Zgjedhor, Vladimir Dimitrijević, duke e quajtur shifër rekorde.
Nga këta, 622 janë vëzhgues ndërkombëtarë. Në listën zgjedhore janë saktësisht 6.451.292 votues me të drejtë vote, ndërsa në garë për 250 vende në Kuvend janë 18 lista zgjedhore.
Votimi do të zhvillohet nga ora 7 deri në 20:00.
Burimi: Nova.rs



