Rreth gjysma e aktgjykimeve të shkallës së parë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar në Maqedoninë e Veriut anulohen në apel, sipas raportit të ri të OSBE-së për periudhën qershor 2024 – shtator 2026.

Gjykata e Apelit në Shkup rrëzoi aktgjykimet në gjashtë nga 11 rastet e monitoruara të nivelit të lartë që arritën për herë të parë në apel, ndërsa gjykimet e shkallës së parë zgjasin mesatarisht rreth dy vjet.

Si pengesa kryesore në raport përmenden mungesa e personelit gjyqësor dhe mbështetja e kufizuar administrative.

Burimi: Portalb