Situatë e rrezikshme është krijuar gjatë protestës në Elbasan, ku disa protestues të mitur janë ngjitur në muret e kalasë së qytetit.

Përballë rrezikut për sigurinë e tyre, efektivët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t’i zbritur të miturit në mënyrë të sigurt.

Ndërhyrja e policisë është shoqëruar me duartrokitje nga protestuesit e tjerë, të cilët kanë ndjekur nga afër situatën.

Burimi: Top Channel