Tensionet vijojnë gjatë tubimit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku raportohet se është lënduar një protestuese. Gjatë tubimit janë regjistruar momente tensioni, të cilat kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Po ashtu, një efektiv policie është lënduar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital.
Më herët, protestuesit kanë hedhur gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply