Në Gjykatën e Tiranës vijon seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 63 protestuesve të arrestuar gjatë ditës së dytë të protestave.
Sipas Top Channel, deri më tani gjykata ka lënë në burg 5 prej tyre, me afat 21 ditë, ndërsa 3 të tjerë janë lënë në detyrim paraqitjeje. Seanca vijon nën gjyqtaren Vjollca Spahiu, e cila pritet të vendosë edhe për pjesën tjetër të të arrestuarve.
Kujtojmë se paraditen e sotme nisi seanca masive gjyqësore për të arrestuarit e ditës së dytë të protestave të 15 tetorit, ndërsa një ditë më parë 18 protestues dolën në gjykatë — njëri prej tyre u la në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje.
Në katër ditët e para të protestave dhe të enjten në rrethe, në pranga kanë përfunduar mbi 150 persona dhe qindra të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply