Protesta e ditës së pestë në Durrës është tensionuar paraditen e sotme, pas ndërhyrjes së forcave të policisë.
Sipas Top Channel, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve të grumbulluar para Bashkisë së Durrësit. Numri i personave të shoqëruar dhe arsyet zyrtare nuk janë konfirmuar ende.
Pas ndërhyrjes, protestuesit kanë filluar të shpërndahen nga sheshi para bashkisë, ku më herët kishin brohoritur sloganet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.
Situata në Durrës mbetet nën vëzhgim, ndërsa në Tiranë protestuesit vijojnë grumbullimin dhe marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply