Protestuesit janë grumbulluar paraditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, në ditën e pestë të protestave që kanë përfshirë vendin.
Sipas Top Channel, të rinjtë kanë brohoritur sloganet “Rama n’burg”, “Berisha n’burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, duke i drejtuar thirrjet si kundër kryeministrit Edi Rama, ashtu edhe kundër kreut të opozitës Sali Berisha.
Forcat e policisë janë pozicionuar në dyert e bashkisë për të ruajtur rendin, ndërsa tubimi vijon paqësisht.
Zhvillimi vjen ndërsa në Tiranë protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit dhe nisin marshimin drejt saj, me policinë në gatishmëri dhe autobotet gati për ndërhyrje.
Burimi: Top Channel




Leave a Reply