Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook nga një biznes i dëmtuar gjatë protestës, ku foli për dhunën e ditëve të fundit, të drejtat e studentëve, rritjen e pagave dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Rama theksoi se mbrojtja e të rinjve dhe e qytetarëve është përgjegjësi e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që e ardhmja e tyre të rrezikohet. Ai nënvizoi se përgjegjësia e tij është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë procesin e integrimit evropian, ndërsa u ndal edhe te pagat dhe digjitalizimi i shërbimeve publike, duke theksuar se ato kanë ardhur në rritje dhe do të vijojnë të rriten.
Duke iu referuar dëmeve në biznesin nga ku publikoi videomesazhin, kryeministri bëri dallimin mes protestës paqësore dhe akteve të dhunës e dëmtimit të pronës: studentët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave paqësore, ndërsa dëmtimi dhe grabitja e bizneseve përbëjnë akte kriminale.
Burimi: TV21.tv




Leave a Reply