Samiti i tetë Digjital i Ballkanit Perëndimor u mbyll më 14 tetor në Herceg Novi të Malit të Zi, me përfaqësues të gjashtë vendeve të rajonit, institucioneve të BE-së dhe kompanive të teknologjisë. Në përfundim, palët përcaktuan përparësitë e përbashkëta: njohjen e ndërsjellë të identiteteve digjitale, zhvillimin e kuletave digjitale të identitetit, forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike dhe një udhërrëfyes rajonal për inteligjencën artificiale të hartuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Një tjetër objektiv është ulja graduale e tarifave të roaming me vendet e BE-së, pas heqjes së tyre mes gjashtë vendeve të rajonit.

Burimi: Newsmax Balkans