Këshilltarët e AKI-së në Kumanovë reaguan ashpër ndaj kryetarit të komunës, Maksim Dimitrievski, pasi gjuha shqipe është lënë jashtë mbishkrimeve në Sallën e Sporteve. Ata hodhën poshtë justifikimin se projekti daton nga viti 2018, duke theksuar se respektimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor, jo privilegj që jepet sipas dëshirës së pushtetit. Në reagim kritikohen edhe këshilltarët e VLEN-it për mbrojtjen e kryetarit, duke kërkuar që marrëveshja e pretenduar për shtimin e mbishkrimeve në shqip të dëshmohet me vepra, jo me deklarata.
Burimi: Radio Jehona




Leave a Reply