Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, tha në Prishtinë se Italia do ta vazhdojë angazhimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor edhe nëse KFOR-i e zvogëlon praninë në Kosovë. Sipas agjencisë ANSA, ai përmendi mundësinë e vendosjes së radarëve në rajon për t’u mbrojtur nga kërcënimet e mundshme, duke theksuar se Ballkani është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Italisë. Deklaratat u bënë në margjinat e ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Burimi: Fiks.AL / ANSA