Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski iu drejtua në Shkup Takimit Rajonal të ekspertëve të UNODC-së për forcimin e bashkëpunimit penal ndërkufitar dhe mbrojtjen e viktimave të huaja të tregtisë me njerëz. Ai tha se rrjetet kriminale po zhvillojnë forma gjithnjë e më komplekse shfrytëzimi, duke veçuar shfrytëzimin e punës dhe atë seksual, si dhe cenueshmërinë e fëmijëve dhe shtetasve të huaj. Sipas tij, Ballkani Perëndimor mbetet rajon burimi, tranziti dhe destinacioni për viktimat, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vitet e fundit dominon tregtia e brendshme me njerëz.
Burimi: Telegrafi




Leave a Reply