Sot në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës hapet edicioni jubilar i 15-të i Tuzla Film Festival, i cili do të zgjasë deri më 18 tetor në Teatrin Popullor të qytetit. Ceremonia e hapjes mbahet në orën 18:00, e ndjekur nga projeksioni i filmit “Zabranjena tetka” të regjisores Bojana Novaković dhe më pas “Svadba”. Programi sjell 14 projeksione filmash artistikë e dokumentarë nga Bosnja dhe rajoni, përfshirë edicionin e 28-të të festivalit të filmit dokumentar dhe të 8-tin për fëmijë, ndërsa mbyllja bëhet me “Povratak Žikine dinastije”.

Burimi: Radio Kameleon