Qindra adhurues të artit u rreshtuan të martën në Hong Kong për të parë pikturën e Vincent van Gogh “Châtaigniers en fleurs”, të ekspozuar publikisht për herë të parë pas më shumë se gjashtë dekadash. Vepra e pikturuar në maj 1890, në dy muajt e fundit të jetës së artistit në Auvers-sur-Oise, do të dalë në ankand në New York më 18 nëntor, ku Sotheby’s pret rreth 180 milionë dollarë. Nëse arrihet ky çmim, do të thyhej rekordi për një vepër të Van Gogh-ut.

Burimi: TBS News (Reuters)