Interi pësoi humbjen e dytë në dy ndeshjet e para të Champions League, duke u mposhtur 3-4 nga Club Brugge në “San Siro” në një ndeshje me shtatë gola. Nicolò Tresoldi ishte heroi i belgëve me tregolësh (penallti në minutën 30, gola në 63′ dhe 74′), ndërsa Romeo Vermant vulosi fitoren në minutën 87. Për zikaltrit shënuan Lautaro Martínez dy herë dhe Ange-Yoan Bonny në shtesë, por mbrojtja e dobët i la italianët me zero pikë pas dy xhirove.

Burimi: Newsport.al