Strukturat e Antidrogës arrestuan mesditën e sotme në Cërrik pronarin e një lokali bar-kafeje në lagjen Malasej, ku dyshohet se u gjet një sasi lënde narkotike. Policia njofton se lokali dyshohet se përdorej për shpërndarjen e narkotikëve të ndryshëm, ndërsa hetimet vijojnë.

Burimi: Arena e Lajmit