Më 11 tetor, rreth orës 00:50, në Makedonska Kamenicë, nëpunës policorë të njësisë policore të atij vendi e kanë privuar nga liria B.S., 36 vjeç nga Komuna e Makedonska Kamenicës.

Arrestimi vjen pas një sulmi fizik të denoncuar nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare.

Prokurori publik është njoftuar për rastin dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të vijojë kallëzimi përkatës.

Burimi: MPB