Një aksident trafiku ka ndodhur më 10 tetor rreth orës 09:45 në hyrje të Qendrës së Urgjencës në Gostivar. Një automjet „Mercedes“ me targa të Gostivarit, në pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit dhe i drejtuar nga F.A., 52 vjeç nga fshati Çegran, ka goditur këmbësoren Z.V., 63 vjeç nga fshati Banjicë e Epërme.
Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, e dëmtuara është transportuar fillimisht në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, e më pas me autoambulancë në Kompleksin e Klinikave „Nëna Terezë“ në Shkup.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip i NJPB Gostivar.
Burimi: MPB




Leave a Reply