Njësia Policore e Brendshme e Prilepit ka ngritur kallëzim penal kundër T.S., 59 vjeç nga Prilepi, mbi dyshime të bazuara se ka kryer veprat penale të përpunimit, mbajtjes, ndërmjetësimit dhe tregtimit të paautorizuar të armëve apo lëndëve shpërthyese, si dhe të falsifikimit të armëve të zjarrit.

Më 26 janar të këtij viti, nëpunësit policorë kanë bastisur shtëpinë dhe ambientet e tjera që shfrytëzonte i dyshuari, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë pneumatike pa leje, një tytë me mekanizëm mbyllës pjesë e pushkës, si dhe dy karabina gjuetie, përfshirë një „Zastava M-98“ të kalibrit 7.9 milimetra, të cilat i dyshuari i mbante me leje.

Hetimet po vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.

Burimi: MPB