Një 34-vjeçar nga Shkupi është marrë në bisedë zyrtare në Stacionin Policor Kisella Vodë, i dyshuar se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

H.D. (34) u intervistua nga nëpunës policorë të SPB-së së Shkupit të enjten pasdite, më 9 tetor rreth orës 15:00, pas denoncimit paraprak se në shtëpi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 33-vjeçare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Burimi: MPB.