Deputeti i LDK-së Armend Zemaj kritikoi menaxhimin e sistemit shëndetësor, duke thënë se pavarësisht buxhetit prej 358 milionë eurosh në vitin 2025, qytetarët përballen me mungesë të barnave dhe shërbimeve esenciale.
Duke iu referuar raportit të progresit të Komisionit Evropian, ai tha se një pjesë e mjeteve të ndara për shëndetësi nuk është shpenzuar, ndërsa pacientët detyrohen t’i blejnë vetë barnat dhe terapitë.
Sipas tij, kjo tregon probleme të thella në menaxhim dhe planifikim, dhe ai ngriti dyshimin për tenderë njëburimorë.
Burimi: KOHA.net



