Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nesër do të vizitojë Stambollin me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Lajmi u bë i ditur sot nga kreu i Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës Turke, Burhanettin Duran.
Në agjendën e bisedimeve do të jenë hapat për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Turqisë dhe Ukrainës, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, situata e sigurisë në Detin e Zi, si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare. Vizita zhvillohet në një kohë kur Turqia po vazhdon përpjekjet për rikthimin e negociatave diplomatike mes Rusisë dhe Ukrainës — më 28 tetor Erdogan i përsëriti presidentit amerikan Donald Trump se Turqia është e gatshme të kontribuojë në rifillimin e negociatave.




Leave a Reply