Edicioni i 36-të i Festivalit të Filmit në Cottbus të Gjermanisë (3–8 nëntor) u mbyll me shpalljen e fituesve. Çmimi Kryesor për Filmin më të Mirë, me vlerë 15.000 euro, shkoi për filmin “You Don’t Belong Here” të regjisorit rumun Florin Șerban, fitues edhe i Leopardit të Artë në Locarno.
Çmimi për Regjinë më të Mirë iu dha Vladlena Sandut për filmin “Memory”, ndërsa çmimi i ri GenNext shkoi për “Drei Kameradinnen” të Milena Aboyan. Filmi i Șerbanit ndjek historinë e një kirurgu dhe babai të vetëm që përpiqet të ruajë lidhjen me djalin e tij adoleshent.
Burimi: FilmFestival Cottbus



