Regjisorja shqiptare Xheni Alushi prezanton filmin e saj “The Disparaged” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Winterthur të Zvicrës, që zhvillohet nga 3 deri më 8 nëntor. Filmi u përzgjodh në konkurrimin zviceran të festivalit prestigjioz dhe është vepra e diplomimit të Alushit në master në Universitetin e Arteve të Cyrihut.
Historia ndjek Blertën, 32 vjeçe, e cila kthehet nga Zvicra në Prishtinë për t’u kujdesur për babanë e saj të sëmurë rëndë. Në kast luajnë Drita Kabashi, Luan Jaha, Art Pasha, Aurita Agushi dhe Eli Gashi, ndërsa skenari është shkruar nga vetë Alushi së bashku me Joni Mithin.
Burimi: Telegrafi



