Artisti i njohur ndërkombëtarisht nga Afrika e Jugut, William Kentridge, hapi më 29 tetor ekspozitën e tij të parë personale në Greqi, “Imitate the Sleep of Stones: Orpheus, Eurydice, Metamorphosis and Return”, në Muzeun Kombëtar Arkeologjik të Athinës. Ekspozita qëndron e hapur nga 30 tetori 2026 deri më 24 janar 2027.

E frymëzuar nga miti i Orfeut dhe Euridikës, ekspozita vë veprat bashkëkohore të Kentridge-it në dialog me objekte arkeologjike, përfshirë një krater me Orfeun dhe një lirë fildishi, të huazuar nga Muzeu i Akropolit.

Hapja përkon me premierën greke të operës “L’Orfeo” të Monteverdit në Operën Kombëtare Greke më 30 tetor, gjithashtu me regji të Kentridge-it, duke e kthyer Athinën këto ditë në qendër të vëmendjes për artin bashkëkohor dhe operën.

Burimi: Athens24