Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Shkup në kuadër të turneut të saj në Ballkanin Perëndimor. Në aeroportin e Shkupit ajo u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, si dhe nga ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas.
Vizita vjen në një moment kur integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është sërish në qendër të debatit politik. Ambasadori Rokas ka shprehur shpresën se vizita mund t’i japë një shtysë shtesë përparimit të vendit drejt BE-së.
Ministri Mucunski e ka përshkruar vizitën si një konfirmim të orientimit evropian të vendit dhe të vendosmërisë për të vazhduar rrugën evropiane. Sipas Komisionit Evropian, qëllimi i turneut është të theksojë mbështetjen e BE-së për perspektivën evropiane të rajonit.
Shkupi është stacioni i fundit i turneut rajonal të Von der Leyen, e cila më parë ka vizituar disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Burimi: utre.mk




Leave a Reply