Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka liruar nga detyra dy nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe ka emëruar Etleva Bishën në detyrën e nënkryetares së Bashkisë. Bisha, një nga themelueset e FRESH-it me angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale dhe ka bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare në fushën e pushtetit vendor.
Vendimi vjen dy ditë pas transferimit të Veliajt në burgun e Fierit, në një moment kur drejtimi i Bashkisë së kryeqytetit po kalon ndryshime të rëndësishme në nivelet drejtuese.
Burimi: Albania Express



